7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Çështja e shamisë në shkolla, ministrja e Arsimit: Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë

Më të lexuarat

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka folur për çështjen e shamisë në shkolla.

Nagavci në një konferencë për media tha se kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme.

“Sa i përket çështjes së Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohët e fundit për Udhëzimin administrativ për shaminë, dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme”, tha Nagavci.

Tutje shtoi se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve publike.

‘Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky Udhëzim Administrativ ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet d.m.th  nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MAShTI-t. Por, e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik”, u shpreh ajo duke shtuar se Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohin se si do ta rregullojnë tutje vetëm në aspektin formal ligjor.

“E drejta për shkollim është e garantuar dhe askujt nuk i mohohet të marrin pjesë në shkollat tona”, tha ndër të tjera ministrja, Nagavci. /Telegrafi/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit