Prishtinë, më 11 gusht 2022
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë “Isa Beu” në Berlin të Gjermanisë, Remzi ef. Xhaferin.
Drejtori Siminca falënderoi imamin Xhaferi dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Në këtë takim u diskutua edhe për përfundimin e projektit të Qendrës së re në Berlin, e cila do të kontribuojë edhe më tepër për organizimin e aktiviteteve nga mërgimtarët tanë. Gjithashtu, temë diskutimi ishte edhe avancimi i kuadrove të reja për një punë sa më efikase.
Imami Remzi ef. Xhaferi, e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë me qendrat shqiptare në diasporë.
The post Drejtori Simnica priti në takim imamin Remzi ef. Xhaferi appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.