0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëm para Zotit e ulë kokën e tij muslimani!

Më të lexuarat

Vetëm para Zotit e ulë kokën e tij muslimani!

Shejkh Ali Tantavi, të cilin e kam përkthyer disa herë në shqip, ka një mesazh të urtë, ku thotë: “Islami është fabrikë e madhe, ku përpunohen burrat! Islami ka derdhur heroizmin në çdo nerv të muslimanit, e ka bërë atë të qarkullojë në gjakun e tij… Prandaj, sado që muslimanët rrethohen nga vështirësitë dhe sprovat, kurrë nuk do të ndryshojë natyra e heroit ndër ta! E ardhmja do të jetë e tyrja, nëse do të jenë me All-llahun!”

Mesazhi është i qartë. Realitetet e sotme përreth muslimanëve, shpesh ngjajnë si rrugëtime të dështuara, si tunele pa dritë në fund. Në pamje të parë, ashtu është. Armiqtë shekullorë të Islamit, muslimanëve dhe vetë njerëzimit, kanë punuar dhe punojnë pa pushim, që muslimanët të jetojnë mesjetën e errët evropiane. Injorancë, përçarje, vëllavrasje, shthurrje, imoralitet, korrupsion, zhvatje të pasurive kombëtare, nënçmim, përulje, kokëulje, prapambetje, rekrutim i intelektit, me fjalë të tjera: vegjetim në mëshirën e të mëdhenjve, shpesh të padukshëm!

Fatkeqësi është kur rekrutohet edhe mendimi fetar, kur shitet a frikësohet, për të mos prodhuar më impulse jete, rimëkëmbjeje, rizgjimi, rikthimi tek lavdia dhe shkaqet e saj!

Fatkeqësi është kur rekrutohet edhe shpirti i rizgjimit, për të mos pasur më optimizëm e shpresë, për t’u bërë aborti, frymë masive, në raport me çdo përpjekje a tentativë për ndryshim, a çdo shkëndi lëvizjeje në drejtim të kundërt me atë që “na është caktuar” nga dikush i padukshëm, që mendon edhe për ne!?

Por, muslimani nuk e ka në natyrë as në gen të jetë pasues, aq më tepër i “të padukshëmve”, muslimani është prijës, është ndërtues, është udhëzues, është krenar, që jeton me kokën lart; vetëm para Zotit e ulë kokën e tij muslimani!

Prandaj, të dashurit e mi, ose zgjohuni dhe shkallmoni rrjetat e së keqes, që ju rrethojnë, duke bërë një pastrim rrënjësor në jetë, ose mbani kokën ulur dhe bashkohuni me taborrat e së keqes, të rekrutuarit e llozhave dhe, mos guxoni as të ankoheni, nëse jua shtypin kokën a shpirtin, teksa ju diktojnë të bëni “Amin”..!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 8 gusht 2016

MashaAllah, shume shkrim i fort

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit