3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Dyqind familje rome jetojnë në kushte ekstreme për jetë në Resnje

Më të lexuarat

Resnje, 30 gusht- Në kushte jashtë standardeve, në shtëpi të improvizuara po jetojnë mbi 200 romë në lagjen e egër te fabrika e vjetër “Slloga” në Resnje. Pa ujë të pastër për pije, pa kanalizim dhe shpesh herë edhe pa rrymë. Deponi në të gjitha anët, ndërsa fëmijët luajnë në bërllok dhe fekale.

“ Kemi shumë probleme nga kanalizimi, fëmijët po sëmuren nga uji. Nuk marrim as ndihmë sociale as asgjë. Jetojmë dymbëdhjetë veta në dy dhoma”, deklaroi një banore.

“Jetojmë në një dhomë, nëntë veta jemi me fëmijët e vegjël. Si të jetohet këtu, këtu e kemi tualetin këtu dhomën”, deklaroi një banore tjetër.

Thuan se pushtetarët te to vijnë vetëm para zgjedhjeve, i premtojnë kushte më të mira, por ato me vite jetojnë në kufirin e varfërisë, transmeton zhurnal.mk

“Gjithçka që premtuan se do të bëjnë këtu, askush nuk i mbajti premtimet. Kërkojmë nga kryetari i komunës Gjoko Strezovski që t`i mbaj premtimet, pasi që të gjitha votat në zgjedhje për të i dhamë. Kjo nuk është jetë, ndërsa kur duhet votuar tek ne të gjithë vijnë. Me një kilogram miell dhe për 1000 denar asnjëherë më nuk mund të më gënjej askush për të votuar për të”, thuan banorët e revoltuar.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit