8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pogba: O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s!

Më të lexuarat

Lutja e francezit juventin për viktimat e fundit nga Izraeli

Futbollisti francez Paul Pogba ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjet e të vrarëve në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Pogba, i cili së fundmi u transferua te Juventus, dënoi sulmet ndaj Gaza-s në profilin e tij në rrjetet sociale.

Duke ndarë një foto të disa prej fëmijëve të vrarë në sulme, Pogba shkroi: “O Zoti im, mbroje popullin e Gaza-s”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha më herët se të paktën 43 palestinezë, përfshirë 15 fëmijë dhe katër gra, u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gaza-s, ndërsa 311 persona u plagosën.

Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gaa-ës të premten, duke përmendur një “kërcënim të menjëhershëm sulmi” nga grupi i Xhihadit Islamik.

Tensionet në rajon u rritën pasi ushtria izraelite sulmoi qytetin e okupuar të Jeninit të Bregut Perëndimor më 1 gusht. Më pas ushtarët izraelitë plagosën dhe më pas arrestuan Bessam Saadi, udhëheqësin e Xhihadit Islamik në Jenin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit