2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA: Panik në qytetin Albuquerque pas vrasjes së katër muslimanëve

Më të lexuarat

Policia po kërkon një automjet të dyshuar që mund të ketë lidhje me katër vrasjet

Vrasja e katër burrave muslimanë në qytetin Albuquerque të shtetit amerikan New Mexico, ka tronditur banorët ndërsa policia vazhdon të kërkojë motive dhe të dhëna, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shumë i tmerruar. Në panik. Disa njerëz duan të largohen nga shteti derisa kjo gjë të përfundojë. Disa njerëz janë larguar nga shteti”, tha për CNN Ahmad Assed, president i Qendrës Islame të New Mexico-s.

“Bizneset po mbyllen… herët. Nxënësit nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ai.

Të premten mbrëma, 25-vjeçari Naeem Hussain u gjet i vdekur nga policia në Albuquerque.

Ai u bë muslimani i tretë i vrarë në qytet brenda dy javësh dhe i katërti që nga nëntori.

Disa orë para vdekjes së tij, Hussain, i cili sapo ishte bërë shtetas amerikan, mori pjesë në një funeral për dy nga viktimat e tjera të sulmeve. I riu kishte shprehur shqetësim për të shtënat e fundit, tha për rrjetin kabllor të lajmeve Tahir Gauba, zëdhënës i Qendrës Islame të New Mexico-s.

Policia po kërkon një automjet të dyshuar që mund të ketë lidhje me katër vrasjet, sipas CNN.

Pasi Hussain u vra në shtetin jugperëndimor, autoritetet thanë se po punonin për të përcaktuar nëse vrasja e tij ishte e lidhur me tri të tjerat.

Shefi i policisë në Albuquerque, Harold Medina, ka thënë se vrasja e Hussain-it mund të lidhet me “të shtënat në stilin e pritës” me të cilat u vranë tre burrat e tjerë.

Ndërsa autoritetet kanë përsëritur kërkesën që kushdo që ka informacion mbi vrasjet të kontaktojë policinë, u raportua se masat e sigurisë janë shtuar në zona të caktuara të qytetit ku banon komuniteti musliman.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe e të drejtave civile muslimane në vend, e ka rritur shpërblimin në 10.000 dollarë nga 5.000 dollarë për informacionin që çon tek i dyshuari ose të dyshuarit në lidhje me vrasjet.

Zyrtari i policisë së Albuquerque-s, Kyle Hartsock, ka thënë se personi ose personat që vranë burrat muslimanë mund të jenë i njëjti individ ose individë.

/aa/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit