Profesori i Universitetit të Oksfordit, Samuel Ramani, është personi i radhës i cili ka ardhur me një reagim pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi.
Dhe lidhur me këtë, ai ka folur për rolin e Turqisë, përkatësisht pozicionimin e shtetit turk në raport me këto zhvillime, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se ndërsa “tensionet përshkallëzohen”, Turqia ka të ngjarë të kombinojë thirrjet për përmbajtje me solidaritetin e fortë me Kosovën.
Sipas tij, diaspora shqiptare në Turqi është një pikë lidhëse me Kosovën dhe presidenti Recep Tayip Erdogan ka theksuar me këmbëngulje “shoqërinë” e Turqisë me myslimanët në Ballkanin Perëndimor.
Por ai nuk është ndalur me kaq, duke shtuar se Turqia gjithashtu ka të ngjarë të përsërisë mbështetjen e saj të fortë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Turkey will also likely reiterate its strong support for Kosovo’s NATO membership
Alongside northern Syria, where Russia is trying to prevent a Turkish offensive, the western Balkans could be a flashpoint of tension between Russia and Turkey
“Krahas Sirisë veriore, ku Rusia po përpiqet të parandalojë një ofensivë turke, Ballkani Perëndimor mund të jetë një pikë e tensionit midis Rusisë dhe Turqisë”, ka paralajmëruar Ramani. /Telegrafi/