0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiç i trembet trazirave në Ballkan, me serbët paqedashës(!)

Më të lexuarat

Deklarata e fundit në rrjedhën e vetëviktimizimit

Presidenti serb Vuçiç tha se atij i duket se të gjithë në Ballkan e presin me shumë urrejtje “gjysmën e dytë”, por se janë qytetarët e Serbisë ata që duhet t’i shmangen luftës me çdo kusht.

“Në kushtet e një lufte globale, për shkak se e gjithë bota perëndimore është në luftë me rusët përmes ukrainasve, sigurisht që ka ndryshime të mëdha edhe në këtë fushë në një situatë jo të thjeshtë. Fatkeqësisht, duket se të gjithë në Ballkan e presin ‘gjysmën e dytë’, me shumë urrejtje, por ne (qytetarët serbë) jemi ata që duhet ta shmangim luftën me çdo kusht”, tha ai për TV Pink.

Ai theksoi se duhet të ruajnë paqen në rajon dhe se përgjigja jonë nuk duhet të jetë “të qëllojmë në këmbë”.

“Duhet të shmangim luftën me çdo kusht, duhet të shmangim ‘pjesën e dytë’”, ka përsëritur Vuçiç.

Presidenti serb investohet prej kohësh në paraqitjen e tij dhe të serbëve si paqedashës në rajon, ose ose si viktima të popujve të tjerë. Ndodh kjo ndërsa u faturohen me mijëra viktima e shkatërrime, si dhe fushata genocidale në Bosnje dhe Kosovvë gjatë luftrave të atjeshme nga viti 92 e deri në 99-ën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit