1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Edhe Putin: S’keni parë gjë akoma!

Më të lexuarat

Kërcënimi më i fundit i kreut të Kremlinit për Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin tha, duke komentuar pushtimin rus në Ukrainë, se “Rusia nuk ka filluar ende asgjë serioze në Ukrainë”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

“Të gjithë duhet ta dinë se, në pjesën më të madhe, ne nuk kemi filluar ende asgjë serioze”, tha Putin në një takim me liderët e grupeve partiake në Dumën e Shtetit.

“Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes, por ata që nuk i duan duhet ta dinë se do të jetë më e vështirë të arrihet një marrëveshje me ne (në një fazë të mëvonshme)”, shtoi ai.

Putin tha se nëse Perëndimi dëshiron të mposhtë Rusinë në fushën e betejës, është “i lirë të provojë”.

 “Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të themi? Lërini të provojnë”, tha ai.

“Ne kemi dëgjuar tashmë shumë se Perëndimi dëshiron të luftojë me ne deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për të gjithë popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon në atë drejtim”, shtoi Putin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit