0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vërejtje për fotografin e Bajramit,  para se të vijë festa e Bajramit!

Më të lexuarat


Reklamat e bukura ne ditet tona shpesh na bejn te blejm edhe produktet qe skemi nevoje per to , as qe do i kishim mendu ndonjehere , sikur mos te na fascinonin mjeshtrat e fotografise dhe promocionit me artin e tyre!

Makrofotografija e cila perdoret per fotografim te produkteve , ngjyrat qe ju shtohen dhe rregullimet me programet e avansuara te fotoshopit , ta bejn fiksim fokusin e stermadhuar e hijeshuar nga fotografi profesionist , fiksim aq sa shpesh behet qellimi i jone , javore , mujore ose vjetore , qe ta blejm ate produkt ose ta vizitojm ate vend te miremaskuar ne foton promovuese …!


Ne anen tjeter krejt te kunderten e bejn nje numer i madhe besimtareve per prezantimin e besimit apo festes se tyre!
Ne kohen tone , kur , pak flitet ,pak degjohet edhe me pak lexohet , por gjithmon e me shume shikohet ,qe do te thote , komunikimi behet siperfaqesore me mundesi te madhe maskimi e keqkuptimi , duhet pas kujdes me fotot qe publikojme e ne veqanti kur ato foto prezantojn besimin !

Pa pase pike shije as ideje per mesazhin qe po percjellin , shume besimtare ne diten e “kurban bajramit “ qe shume vite rresht ,mbushin rrjetet sociale me foto qe te trishtojne !
Fotografi te cilat te mundojn e te largojne nga mesazhi i vertete i kesaj feste , foto te cilat nuk kane ndonje lidhje me madheshtine e festes se Bajramit !

Ajo qe dua te them eshte se festa e Bajramit nuk eshte festa e qingjit qe ti e prezanton ne foto , as e dashit , as e deles , as e lopes , as e thikes , as festa e gjakut , as festa e thertores , as festa e lekurave te varura , as festa e copave te mishit , as e as shume fotove te kafsheve me te cilat fatkeqesisht identifikohet Bajrami qe po vjen !

Deri sa profeti Ibrahim (paqja e meshira e Zotit qofte me te ), po sprovohej e testohej nga Zoti , per adhurimin e dashurine e pashembull qe kishte ndaj Zotit , po sprovohej edhe djali i tij Ismaili me nje sprove e cila te rrenqeth trupin , dhe te dy ashtu si ju kishte hije kaluan kete test te Zotit te nenshtruar teresishte .
Duke deshmuar se ne zemrat e mendjet e tyre madheshtija e Zotit dhe dashnija per Te jane primare , me primare se jeta e tyre … erdhi nga engjulli Gjibril sihariqi se ky lojalitet ndaj Zotit duhet festohet perhershem , sa t’kete jete , jo duke pre femijen por nje kafshe … ne kete histori te vertete e madheshtore te besimit monoteist me se paku ka rendesi , kafsha e cila erdhi si shperblim ose e cila eshte obligim te behet kurban sot !

Nese do duhej te festohej kjo feste me fotografi ndoshta fotografia qe me se shumti do i pershtatej do ishte ajo qe nuk e kap aparati fotografik , pra s’fotografohet , e qe eshte dashuria !

Dashuria e adhurimi i Ibrahimit (Paqja e Zotit qofte me Te ) per Zotin e pastaj per Ismailin , dashuria e Ismailit per Zotin e pastaj per babain e tij dhe mbi te gjitha dashuria dhe meshira e Allahut per Ibrahimin , Ismailin dhe per gjith njerzit e pasardhesit e tyre ne pergjithesi eshte dhe duhet te jete identiteti i kurban bajramit !

Fotografia e festes duhet te ndryshoje , kjo fotografi duhet ti pershtatet kuptimit te festes(haxhit , arafatit , qabes , sakrifices se Ibrahimit e Ismailit ,paqja e Zotit qoft mbi ta, familjes , lemoshes etj ) e jo simbolikes se saj (dashit , deles , deves apo lopes) !

B.Rraci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit