0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Naftë e gaz në Shqipëri edhe për Europën: ku, në ç’vend?

Më të lexuarat

Ajo që qeveria e pret me padurim, si një “lajm të madh” për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë, gjendet në Shpirag.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konfirmoi informacionin se Shell ka gjetur naftë dhe gaz pikërisht në malin e Shpiragut në Berat.

Duke folur për Euronews Albania, ajo u shpreh se duhet pritur marsi i ardhshëm për më shumë detaje rreth këtij zbulimi.

“Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, e cila është e përbëreënga naftë dhe gaz, ky është një fakt. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”, theksoi ajo.

Sipas Ballukut, kjo kërkon një plan shumë të mirë pune, të cilën Shell do t’ia dorëzojë ministrisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Gruaja që drejton energjitikën shqiptare theksoi se ky zbulim i rëndësishëm i Shell në zonën e Shpiragut do të pasohet nga një investim i rëndësishëm, rreth 6-7 miliardë euro, që ka për synim ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës që do shërbejë për nxjerren, përpunimin dhe shpërndarjen e hirdokarbureve të zbuluara në këtë zonë.

Kryeministri Rama që dha lajmin e pjesshëm nga Amsterdami, tha se zbulimi i pritshëm në nëntokën shqiptare do jetë dhe në shërbim të Europës. Pra, edhe kontinenti sipas tij do mund të furnizohet nga Shqipëria e jo Rusia me këto dy produkte energjitike./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit