1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pse gjatë verës shtohen cytjet dhe prekjet nga shejtanët?

Më të lexuarat

Pyetja:

Pse gjatë verës shohim se shtohen cytjet dhe prekjet nga shejtanët?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Prej shkaqeve që shtohen shtohen cytjet dhe prekjet nga shejtanët gjatë verës, është se njerëzit janë më të pavëmendshëm nga urdhërave dhe ndalesave të Allahut dhe të Pejgamberit ﷺ. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi zhveshja kalon çdo përmas dhe sesi pa fije turpi mëkatohet Allahu dhe të gjitha këto janë terren i hapur dhe i lehtë për cytje, sulme e prekje nga shejtanët. Ne porosisim t’i ktheheni Allahut me pendim, të bëni dua për veten dhe familjen që Allahu mos t’iu sprovoj me xhinë, t’i kushtoni rëndësi namazit me xhemat, sadakasë, dhikrit të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të gjumit, madje në dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes gjendet një dua mu për shëndetin: Allahume afini fi bedeni, Allahume afini fi semi, Allahume afini fi besari, la ilahe il-la ente, Allahume inni eudhu bike minel-kufri vel-fakri, ve eudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente (3 herë në mëngjes)
(O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje).

Pastaj ju porosisim të rrini larg ahengjeve me alkool, muzik e përzierje gjinish, sepse këto janë mollë sherri për shumë të këqija që po ndodhin në vendet tona.

Hoxhë Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit