13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Samiti i BE-së, retorika e kamotshme dhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën – gjithçka nga takimi i liderëve në Bruksel

Më të lexuarat

Një ditë më parë u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE  është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.

Përveç Kosovës, edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbetën peng të vetos së Bullgarisë, e cila ka mosmarrëveshje me shtetin maqedonas.

Ndër konkluzat e Këshillit Evropian është Bashkimi Evropian është plotësisht dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkani Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Këshilli Evropian rikujton rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti ato lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit si dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu u bën thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të pakicave.

Këshilli Evropian është informuar rreth zhvillimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai kërkon të arrihet një zgjidhje e shpejtë rreth çështjeve të fundit të mbetura në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të mund të hapen pa vonesë.

Këshilli Evropian rikonfirmon se duhet të arrihet me urgjencë një progres i prekshëm rreth çështjeve të pazgjidhura dhe mosmarrëveshjeve rajonale, veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës, ku përmes dialogut të arrihet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosova”, thuhet ndër të tjera në konkluza.

Ndërkaq, reagimet ishin të shumta pas përfundimit të Samiti të së enjtes, ndërsa edhe konferenca e planifikuar për media u shty dy herë dhe më pas u anulua e tëra.

Franca dhe Holanda janë dy vendet që konsiderohen skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovës.

E për këtë ka folur vet kryeministri i Holandës, Mark Rutte.  Ai theksoi se ndoshta më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër mund të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovën.

“Shpresoj që më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ata kanë bërë shumë në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit”,  tha kryeministri holandez.

As fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në Samit dhe as takimit me presidentin francez Emmanuel Macron duket se nuk ua ndryshoi mendjen.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para fillimit të Samitit të BE-së

Në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë.

Ajo madje potencoi se nga të gjithë liderët aty, është e vetmja që i është nevojitur viza për të marrë pjesë në samit.

“Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, deklaroi Osmani.

Për mosliberalizimin e vizave ka folur raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo për këtë ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës.

Cramon i bëri këto komente në Twitter, duke iu përgjigjur gazetares austriake Franzika Tschinderle, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.

“A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme të Francës? Bllokimi i një shteti me 1.8 milion banorë me vite e vite nga marrja e diçka Në një postim tjetër ajo ka thënë “do të më interesonte vërtet se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre

Ndaj këtij postimi të gazetares austriake ka reaguar Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Ajo ka thënë se “Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka shkruar Cramon.je kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çfarë përfiton konkretisht nga kjo një shtet me 67 milionë banorë?”, ka pyetur gazetarja austriake, transmeton Telegrafi.

E pas samitit i ashpër është treguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar çmenduri dhe të turpshme mosliberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

“Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë. Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht. Dhe ju thashë atyre: A mund ta përfytyroni? Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin, të shkonin në Gjermani. Mund të shkonin në Zvicër. Mund të shkonin kudo e mund të punoni… Por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre [bashkësia ndërkombëtare] po i mbajnë peng.  Ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri. Kjo është e turpshme dhe kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”, deklaroi Rama. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit