2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

HAPET TUNELI I KËRRABËS

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të hapjes përfundimtare dhe bashkimit të dy anëve të tunelit të Kërrabës, një segment i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan.

Autostrada Tiranë-Elbasan, arteria kryesore e Korridorit 8, me gjatësi 31 kilometra përfshirë edhe tunelin, gjerësi 28,2 metra, ka 6 korsi, 1,7 kilometra ura dhe vijadukte, si dhe shumë mbikalime dhe nënkalime.

Autostrada do të shkurtojë distancën me Tiranën për më shumë se 50 %, duke shkurtuar me 40 % kohën e udhëtimit.

Kjo distancë shkurtohet gjithashtu për të gjithë qytetet pas Elbasanit, në drejtim te Korçës dhe Ersekës apo doganave respektive dhe për këto qytete do të shkurtojë kohën e udhëtimit deri në 60%, krahasuar me atë që bëhet sot.

Gjithashtu, rruga shkurton me 1 orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit.

Punimet për këto segmente do të realizohen nga firma Jv Copri Construction & AKTOR S.A” dhe do të financohen nga buxheti i shtetit, Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Abu Dhabi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit