3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Arabia Saudite konfiskon lodra me ngjyra ylberi pasi thonë se inkurajojnë homoseksualitetin

Më të lexuarat

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë konfiskuar lodra me ngjyra ylberi dhe veshje për fëmijë, për të cilat ata pretendojnë se inkurajojnë homoseksualitetin, raporton televizioni shtetëror.

Një raport i Al-Ekhbariya tregoi zyrtarët e ministrisë së tregtisë duke hequr një sërë artikujsh nga dyqanet në kryeqytetin Riad, transmeton Telegrafi.

Ato përfshinin kapëse flokësh, lodra, bluza, kapele dhe kuti lapsash.

Një zyrtar tha se artikujt “kundërshtojnë besimin islam dhe moralin publik dhe promovojnë ngjyra homoseksuale që e vënë në cak brezin e ri”.

Ministria e Tregtisë shkroi në Twitter veçmas se ekipet e saj po konfiskonin “produkte që përmbajnë simbole dhe shenja që bëjnë thirrje për devijime dhe kundërshtojnë sensin e përbashkët”.

Dyqanet që kapen duke i shitur ato produkte do të përballen me ndëshkime ligjore, thuhet tutje.

Në dhjetor, autoritetet në Katarin fqinj njoftuan se kishin konfiskuar nga dyqanet lodra me ngjyrë ylberi dhe lodra të tjera “për mbajtjen e sloganeve që bien ndesh me vlerat islame”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit