10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Libri “ZONA E REHATISË (DEMBELISË)” -Denis Gafuri

Më të lexuarat

Keni dëgjuar për njerëzit që thonë “unë kam mjaftueshëm, nuk më nevojitet më shumë, pse të punoj më shumë, nuk do t’i marrë me vete kur vdes”?

Keni dëgjuar për kompanitë më të mëdha në botë si Nokia, Kodak, Xerox, Yahoo, Polaroid, Blackberry?

Keni dëgjuar për Perandoritë e Babilonit, Egjiptit, Romake, Otomane, Mongole e disa të tjera?

Ato janë shkatërruar për shkak të zonës së rehatisë. Zona e rehatisë:

  • Shkatërron edhe individët dhe ëndërrat e tyre, duke iu shkaktuar ankth
  • I bën njerëzit të varfer, fillimisht në mendësi, pastaj në anagzhim profesional;
  • Është zonë e dembelave, është armiku i secilit prej jush.

Ironia më e madhe është kur njerëzit tentojnë të qëndrojnë më shumë në rehati, mirëpo jeta do i qoj edhe më shumë në jorehatinë që kanë pas. Fëmija i vogël shumë më lehtë e ka të qëndroj në zonën e rehatisë së nënës dhe babait sesa i vetëm. Por, është e determinuar të dalë nga aty për tu rritur, zhvilluar, sfiduar, luftuar dhe avancuar sa më shumë aq sa ka frymë. Mirëpo, në një moshë të caktuar fillojnë limitimet “kjo nuk bën, jo, nuk ka nevojë, nuk funksionon” etj. 

Të nderuar prindër, ju lutem mos i thoni fëmijëve tuaj që të mos angazhohen shumë në punë (kudo që punojnë), siç ndodh zakonisht: “mos u lodh, jo se nuk ja vlen, jo se shefi i ka bo sendet, mos puno se askush s’po punon” e kështu me radhë pa fund, kjo ndodhë për punët në krejt fushat e jetës, në institucione shtetërore, në kompani private bile edhe në kompanitë ku ju jeni pronarë.

Aty duhet fëmijët e pronarit të jenë shembull i punës dhe përkushtimit, e jo shembulli i keq për gjithë punonjësit tjerë të mos performojnë. Si pritni angazhim të të tjerëve nëse fëmijët e pronarit nuk angazhohen?!

Me fjalët dhe veprat tuaja i ‘sakatoni’ fëmijët tuaj, krijoni dembelë, e dembelia krijon depresion. Kemi shumë raste kur fëmijët i kanë të gjitha të mirat dhe nuk ju lë përshtypje asgjë, përgjegjësinë për këtë e kanë vetëm prindërit.

Largohuni nga zonën e rehatisë – dembelisë – varfërisë, e punoni zhvillohuni personalisht dhe profesionalisht në çfarëdo pune që bëni dhe shijoni të mirat e kësaj bote me rezultatet që i arrini me punën dhe zhvillimin tuaj.

Nëse ti je në zonë të rehatisë me jeten tënde do të jap shumë arsye të largoj nga ajo. I ke dy zgjidhje: ose të ngrihesh për tu zhvilluar dhe bërë mjeshtër i fatit tënd apo të ia dorëzosh dikujt jetën tënde. Përderisa, njëra rrugë të qon drejtë suksesit, tjetra të qon drejtë vuajtjes / dhimbjes së vazhdueshme.

Cila është zgjidhja jote?

Mendon se Stiv Jobs ka ndërtuar apple nga zona e rehatisë? Elion Musk TESLA SPACE…, se atletët më të fortë në botë arrijnë suksese të larta të performancës duke fjetur?

Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Messi, Ronaldo gjithë njerëzit e suksesshëm në çfarëdo profesioni në botë, mendon se ashtu e kanë arritur suksesin duke fjetur dhe zvarritur – JO miku im i dashur, JO?

Gjithçka që ne shfrytëzojmë tani duke filluar nga telefonat, makinat, objektet, fabrikat, çka do që shohim, prekim, dëgjojmë, shijojmë, na lehtëson jetën. Janë të ndërtuara nga persona që nuk kanë qëndruar në zonë të rehatisë por kanë punuar ditë e natë për t’i bërë ëndërrat realitet. Atëherë pse je ti duke humbur kohën duke shikuar Netflix koti. Pse ti shkon menjëherë në kafe kur shoku yt i ngushtë të fton për të dalë?

Duhet të jesh i gatshëm të ndjehesh jo rehat, në siklet për të marrë vendime të vështira, të dështosh, të ballafaqohesh me refuzimin, presionin dhe sfidat. Sepse janë elemente të domosdoshme që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin tënd.

Kur njëri është në zonë të rehatisë fillon të merret me punët e të tjerëve, me thashetheme, se punët e veta nuk i përfundon, atëherë fillon ti pengoj dhe shkaktoj telashe edhe atij që punon. Çdokush i ka faj për situatën që ka dhe nuk merr përgjegjësinë e punës mbi vete. Kritikon të gjithë të tjerët që janë më të suksesshëm se ai.

Përmblodhi :EkonomiaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit