1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë derisa Kosova të bëhet shtet anëtare e saj.

Kurti tha se duke pas parasysh lidhjet e ngushta në mes Serbisë dhe Rusisë edhe në aspektin ushtarak, konsideron që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

“Ushtria gjermane na ka ndihmuar për ta mirëmbajtur sigurinë dhe paqen, dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta në mes Serbisë dhe Rusisë dhe në aspektin ushtarak konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Kjo nuk do të thotë që ne nuk po investojmë në kapacitetet tona.

E kemi rritur buxhetin për 52 për qind për FSK-në dhe tashmë buxheti ynë për mbrojtje është sa 1.3 për qind të bruto produktit vendor. Dëshirojmë të bëhemi anëtare në programin për partneritetit për paqe në NATO. Vitin e kaluar kemi marrë pjesë në ‘Difender Europe 2021’, me 330 ushtarë në mesin e 16 shteteve nikoqire dhe do të marrim pjesë edhe në ‘Defender Europe 2023’. Por kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO. Nuk bën të bëhet asnjë vakum i paqes dhe i sigurisë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se gjatë këtyre 23 viteve, Kosova nuk ka pasur asnjëherë ndonjë incident me ushtar gjerman.

“Në pranverën e vitit 1999, NATO me 19 shtete anëtare pati ndërhyrë kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, për ta ndalur  gjenocidin mbi shqiptarët dhe me 12 qershor kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Kosovë janë pritur me lule në duar dhe lot gëzimi nga popullsia vendase. Gjatë këtyre 23 viteve nuk e kemi pasur asnjë incident, asnjëherë, askund me asnjë ushtar gjerman. Ushtarët gjerman kanë qenë gjithmonë të dashur gjatë këtyre 23 vjetëve dhe kanë pasur bashkëpunim me popullsinë. ka thënë ndër të tjera, kryeministri Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit