Në botë, rreth 69,000 individë super të pasur, me 15 për qind të aseteve që mund të investohen
Pasuria totale botërore u rrit 10.3 për qind në vitin 2021, në 473 trilion dollarë, kryesisht falë një lulëzimi të tregut të aksioneve, sipas një studimi të publikuar të enjten nga Boston Consulting Group (BCG).
Është rritja më e madhe në më shumë se një dekadë dhe numri i super të pasurve, të cilët BCG i përkufizon si njerëz me pasuri mbi 100 milionë dollarë, është rritur me gati 300 persona.
Shtetet e Bashkuara kanë njerëzit më super të pasur – 25,800 njerëz.
Pas saj vjen Kina, e cila ka 8500 super të pasur dhe Gjermania është në vendin e tretë.
Në mbarë botën, rreth 69,000 individë super të pasur mbajnë 15 për qind të aseteve financiare që mund të investohen.
Rritje e fortë e vlerës së pronës
Vlera e aseteve të prekshme, duke përfshirë pasuritë e paluajtshme, artin dhe arin, u rrit 11 për qind, në 13,000 miliardë dollarë në vitin 2021, vlera e pasurive të paluajtshme është rritur veçanërisht fuqishëm për disa kohë.
Pavarësisht nga pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, raporti i BCG parashikon se pasuria do të vazhdojë të rritet në mbarë botën, me një rritje të fortë që pritet kryesisht në Azi.
Nëse sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës përfundon këtë vit, pasuria globale pritet të rritet me 5.3 për qind në vit për të arritur gati 80,000 miliardë dollarë deri në vitin 2026.
Studimi llogariti një rritje mesatare prej pesë përqind nëse lufta vazhdon dhe sanksionet janë më të ashpra ose zgjasin më shumë. /tesheshi.com/