15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

A ka gjasë që Venezuela të jetë alternativë për të kompensuar naftën e humbur ruse?

Më të lexuarat

Ndër disa përpjekje, blloku i BE-së i është drejtuar edhe Venezuelës së sanksionuar nga SHBA-ja, megjithatë prodhimi i naftës në vend ka shënuar rënie drastike për shkak të infrastrukturës së dobët

Administrata e SHBA-së i dha dritë jeshile Venezuelës së sanksionuar prej kohësh që të fillojë dërgimin e naftës venezuelase në Evropë që në muajin e ardhshëm, me qëllim për të kompensuar naftën ruse të cilës i është vendosur embargo, megjithatë ekspertët thonë se masa për të ringjallur sektorin e naftës venezuelase, që nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të kompensuar fuçitë e humbura, nuk do të ketë asnjë efekt material në çmime.

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) prej kohësh kanë qenë në kërkim të furnizimeve alternative të naftës për t’u larguar nga nafta ruse, përpjekje që akoma vazhdon, këtë herë për të goditur ekonominë e Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Ndër disa përpjekje, blloku i BE-së i është drejtuar edhe Venezuelës së sanksionuar nga SHBA-ja, megjithatë prodhimi i naftës në vend ka shënuar rënie drastike për shkak të infrastrukturës së dobët.

Sipas raportit të kompanisë britanike ‘BP’, Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, me 304 miliardë fuçi të naftës. Në Venezuelë, e cila dhjetë vjet më parë prodhonte rreth 2,3 milionë fuçi nafte në ditë, në vitin 2022 prodhimi ra nën 1 milion fuçi në ditë.

Maksimumi 400 mijë fuçi nafte në ditë pritet të futet në treg

Pas vendimit të fundit të administratës amerikane për të lejuar kompaninë italiane ‘Eni’ dhe atë spanjolle ‘Repsol’ të rifillojnë dërgesat e naftës në vendet evropiane, aftësia e vendit nëse do të mund të përmbushë kërkesën e BE-së për naftë u vu në pikëpyetje.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), drejtori i Shërbimit të Rrezikut Gjeopolitik në kompaninë ‘Rapidan Energy Group’, Fernando Ferreira, tha se “heqja dorë duket se është shumë kufizuese dhe lejon dërgimin e naftës vetëm për shlyerjen e borxhit”.

“Ajo nuk përfshin asnjë shkëmbim të naftës së papërpunuar me karburant, që do të ndihmonte në lirimin e më shumë vëllimeve për eksporte”, shprehet Ferreira.

Sipas tij, eksportet e Venezuelës në Evropë mund të jenë margjinale në rastin më të mirë 50 mijë deri në 100 mijë fuçi në ditë midis dy kompanive evropiane.

Ferreira thekson se skenari më i mirë për lehtësimin e sanksioneve në këtë pikë do të ishte një ndryshim në kushtet sipas ‘Licencës së Përgjithshme 8’, e cila lejon pesë kompani amerikane të naftës të vazhdojnë të punojnë në Venezuelë, por nën kufizime të rënda.

Megjithatë, paralajmëron ai, ndikimi në prodhim do të varet nga ajo sa fleksibilitet është e gatshme të japë administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Ndryshimet më toleruese do të shtonin 200 mijë deri në 400 mijë fuçi në ditë në brenda 6 deri në 12 muaj dhe do të lejonin kompanitë e SHBA-së dhe me gjasë të BE-së të rifillojnë punën në sipërmarrjet e tyre të përbashkëta, të komercializojnë naftën e kapitalit, si dhe të eksportojnë tretës dhe pajisje për t’u shërbyer operacioneve”, thotë Ferreira.

Sipas ekonomistit të tregjeve të naftës në rrjetin ‘Energy Intelligence Group’, Julien Mathonniere, “në skemën e madhe të flukseve globale të naftës kjo është shumë e vogël dhe po ashtu supozon se të gjitha sanksionet amerikane të naftës janë shfuqizuar”.

Megjithatë, Ferreira beson se heqja e plotë e sanksioneve energjetike dhe financiare ndaj Venezuelës nuk është në tryezë pasi “administrata e presidentit Biden e ka bërë të qartë se lehtësimi më i gjerë i sanksioneve varet nga një marrëveshjeje politike midis presidentit venezuelas, Nicolas Maduro dhe opozitës”.

“Bisedimet mes dy palëve po fillojnë përsëri, por negociatat me qeverinë e Maduro-s nuk janë kurrë të drejtpërdrejta, veçanërisht tani që Karakasi po negocion nga një pozicion i pushtetit”, thekson Ferreira.

Ai përmendi zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Venezuelë në vitin 2024 dhe tha se “Biden do të dëshirojë të ushtrojë presion për të siguruar një fushë loje të barabartë”.

Venezuela larg të qenit alternativë e mundshme për BE-në

Më tej, Ferreira thekson se lehtësimi i sanksioneve ndaj Venezuelës për të siguruar një furnizim alternativ të naftës është “një lajm i mirë për kompanitë e përfshira”, por gjithashtu thotë se “ajo bën pak për të kompensuar humbjen prej rreth 3 milionë fuçi në ditë të naftës ruse që kalonte në Evropë para pushtimit”.

Mathonniere, nga ana e tij, përmendi disa anëtarë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të cilët po luftojnë për të arritur objektivat e tyre të prodhimit dhe kuotat e eksportit, duke u shprehur, “Atëherë, si mund të arrijë rezultate më të mira një kompani nafte e nën-investuar si PDVSA në Venezuelë”.

Ai po ashtu theksoi “problemin e cilësisë së naftës së papërpunuar” në rast të kalimit të naftës së papërpunuar nga Venezuela në vendet evropiane.

“Kompanitë ‘Eni’ dhe ‘Repsol’ duket se do të marrin naftë të papërpunuar të rënduar dhe të thartuar nga Venezuela, si nafta e parë e vendit ‘Merey’, e cila zakonisht është e destinuar për njësitë e koksit dhe rafineritë komplekse. Pra, shumë rafineri nuk do të mund të përpunojnë atë lloj nafte, gjë që kufizon rolin e Venezuelës si një plumb argjendi në tregun e ngushtë aktual”, shpjegon Mathonniere.

Ai po ashtu konfirmon se masa “nuk do të ketë efekt material” në çmimet e naftës.

“Rusia rriti eksportet e saj të naftës në muajt mars dhe prill, pjesërisht për t’iu përgjigjur çmimeve të larta. A ndikoi kjo në çmimet globale… Jo, nuk ndodhi, sepse furnizimet ruse nuk janë të rëndësishme. Njëlloj edhe shtimet e furnizimit në Venezuelë kanë akoma më pak gjasa të ndikojnë në çmimet”, shprehet Mathonniere.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit