-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Parlamenti rus voton pro largimit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Më të lexuarat

Ligjvënësit e Rusë kanë votuar për largimin e vendit të tyre nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës, organizata më e lartë e të drejtave të kontinentit.

Duma shtetërore ruse miratoi dy projektligje – një që largon vendin nga juridiksioni i gjykatës dhe i dyti vendos 16 marsin si pikën kufitare, ku nuk do t’i zbatojë vendimet e marra kundër Rusisë pas kësaj date, raporton theguardian.

Pas votimit, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha se “Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është kthyer në një instrument beteje politike kundër vendit tonë në duart e politikanëve perëndimorë”.

“Disa nga vendimet e gjykatës “ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtetutën ruse, vlerat dhe traditat tona”, tha ai.

Ankesat në GJEDNJ ishin bërë zgjidhja e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë të refuzuara nga gjykatat ruse, dhe kështu masa e sotme shënon fundin e asaj që shumë aktivistë e panë si shpresën e fundit për drejtësi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit