Pyetja:
Çfarë u thotë Allahu melekëve kur dëshirojmë të bëjmë ndonjë mëkat?
***
Përgjigjja:
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjellë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu u thotë (melekëve): Kur robi Im deshiron të bëjë një vepër të keqe, mos ia shkruani atij derisa ta bëjë atë, nëse e bën, atëherë shkruajeni atë një të keqe, e nëse e le atë të keqe për hir Timin, atëherë shkruajeni atë si një të mirë për të. E, nëse robi dëshiron të bëjë një të mirë dhe nuk e bën atë, shkruani për të një të mirë, e nëse e bën atë, atëherë shkruajeni atë sa dhjetë të mira deri në shtatëqindfish”. [1]
Hoxhë Agron Krasniqi
—————————-
[1] Buhariu (7501)