-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vetëmashtrimi liberal – Nga Justinian Topulli

Më të lexuarat

Konsumatorët e sotëm të ideve liberale i trumbetojnë mendimet dhe idetë e tyre si absolutisht të lira, si të ishin individuale origjinale të gjithsecilit më vete, ndaj dhe nuk sheh gati asnjërin prej tyre të citoj apo referohet dikujt tjetër veç vetes, duke tentuar kështu t’i mbushin mendjen asaj se janë të lirë!

Në fakt ky është mashtrimi më i madh që i bëjnë vetes dhe opinionit publik të tillë njerëz, që me padijen dhe mendjelehtësinë e tyre harrojnë që të gjitha idetë dhe mendimet liberale u janë ushqyer atyre përmes mjedisit ku jetojnë, ashtu siç thithin ajrin me të cilin marrin frymë.

Të jesh liberal në epokën e liberalizmit nuk është aspak një zgjedhje e lirë, por thjesht reflektim i konsumit të produkteve të epokës ku jeton. Aq sa mund të notojë një peshk jashtë ujit aq dhe është i lirë liberali të mendoj i lirë.

Vetëmashtrimi i të qenit vetëreferencial, nuk të bën aspak të lirë në ide dhe mendime, e nëse kjo është absolutisht kështu, atëherë ku dallon një dogmatik fetar apo ideologjik nga një dogmatik liberal?! Të konsiderosh veten si jodogmatik, sepse të duket vetja i lirë dhe t’i akuzosh të tjerët si dogmatik, sepse i referohen fjalës së Zotit, është një lloj si peshku që i thotë zogut: ti nuk je i lirë sepse nuk mund të notosh!

HOXHË JUSTINIAN TOPULLI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit