11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Medreseja Isa Beu, vatër e edukimit të gjeneratave të shëndosha!

Më të lexuarat

Të enjten më 26.05.2022, në mënyrë solemne u bë përcjellja e gjeneratës së XIII pranë Medresesë Isa Beu – paralelja e vajzave Shkup.

Në ceremoninë solemne mori pjesë Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim ef. Idrizi, administratorja e paraleles Mr. Nurtene Shehu Sakipi, profesoresha, edukatore e nxënëse dhe prindër të tyre.
Në fjalimin e tij, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai foli për rëndësinë e edukimit të femrës muslimanë, si një parakusht për avancimin e shoqërisë të shëndoshë dhe angazhimin e Bashkësisë Fetare Islame në krijim e kushteve sa më të mira në aritjen e këtij qëllimi.
Edhe Myftiu i Shkupit, Dr, Qenan ef. Ismaili foli rreth potencialit të vërtetë që ka Medreseja Isa Beu në edukimin e mirëfilltë të gjeneratave ndër vite, duke e lutur Allahun xh.sh që t’i shpërblejë gjithë kuadrin arsimor për kontributin kanë dhënë në procesin edukativo-arsimor.
Urime morën të gjitha nxënëset që pranuan diplomat, me dëshirë që t’i ndjekë drita e dijes që kanë fituar dhe ndihma e Allahut qoftë me ato në detyrat dhe përgjegjësitë e reja që do të bartin gjatë jetës së tyre!
Qofshin gjithmonë në shërbim të islamit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit