Pyetja:
Jam shtatzënë në muajin e 8-të dhe kur falemnuk mundem të bi në sexhde, a më lejohet të falem kështu? Gjithashtu deshta ta di kuptimin e emrin Malik dhe Lion, a lejohet të emërojmë fëmijët me këta emra?
***
Përgjigjja:
Në këtë kohë kur nuk mundesh të bie në sexhde, atëherë namazin e falë ulur.
Emri Malik është emër musliman, ndaj emri Malik është emër shumë i mirë. Ndërsa emri Lion nuk është emër musliman. Natyrisht askush nuk iu ndalon që ta emëroni fëmijun me këtë emër por nuk është emër musliman dhe muslimanët duhet emëruar fëmijët e tyre me emra muslimanë. Emri është pjesë e identitetit të një njeriu, nuk është gjithxka por është pjesë e tij, përmes emrit identifikohet personi se a është musliman, budist apo katolikë.
Pejgamberi saws ka thënë: “Emërtoni fëmijët e juaj me emra të bukur sepse në Ditën e Gjykimit do të thirren me ata emra.”
Ky fëmijë do të ankohet se pse e ka emëruar me emër jomuslimanë, nëse jo në dunja atëherë në ahiret.
Dr. Shefqet Krasniqi