5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

A e ka vrarë Covid përfundimisht biznesin e kartëvizitave?

Më të lexuarat

Mat Stringer dikur shpërndante më shumë se 250 kartëvizita në vit. “Merrja 50 copë me vete kudo që shkoja. Është një mënyrë e mirë për t’ua kujtuar njerëzve atë që ti përfaqëson” shprehet menaxheri britanik. Më pas erdhi koronavirusi dhe në 18 muajt që pasuan Stringer nuk ka dhënë më asnjë kartëvizitë.

Para pandemisë, një shumë e madhe kartëvizitash printoheshin në mbarë botën. Një studim ka dalë në konkluzionin se çdo ditë printoheshin rreth 27 milionë të tilla.

Por Covid-19 na ka bërë nervozë për shpërndarjen e grimcave. Nga Covid, bizneset po eleminojnë letrën, për të shmangur mundësitë e infektimit. Shumë restorante e bare kanë krijuar QR code në vend të menuve klasike të kartonit, të cilat pa nevojën e kontaktit skanohen me celular.

E njëjta gjë po ndodh edhe me kartëvizitat, ku duket se teknologjia po mbush boshllëkun e krijuar nga mos-shpërndarja e letrave fizike. /scan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit