-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjithçka fillon nga turpi – Nëse nuk ke turp bëjë ç’të duash!!!

Më të lexuarat

Ademi alejhisSelam dhe Havaja u krijuan për të jetuar në xhennet. Qëllimi dashakeqës i shejtanit, i të ligut, për t’ia shkatërruar rehatinë dhe mirësinë në të cilën jetonin, bëri që të depërtojë me ligësinë e tij deri në mendimet e tyre.
E gjitha kjo bëri që ata të dy të bien në gabim.
Ai gabim u bë shkak që rrobat e xhennetit, me të cilat Ademi dhe Havaja qenë veshur, t’u bien. Në atë moment ata kuptojnë gabimin dhe nga turpi fillojnë të mbulohen me gjethet e xhennetit.
Ishte turpi dhe ndjenja e fajit, ajo që i shtyu që të mbulohen.
Shejtani kërkoi me çdo kusht t’ua hiqte turpin dhe ta kishte më të lehtë t’i manipulonte më pas.
Gjithçka fillon me heqjen e turpit.
Mos kujtoni se po argëtoheni duke ndjekur emisionet e ashtuquajtura “vip”, apo duke ndjekur të ashtuquajturit “vipa”!!
Përkundrazi, qëllimi i këtyre emisoneve dhe e këtyre individëve është shkulja me rrënjë e turpit nga themeli i traditës sonë shqiptare, pa përmendur atë fetare. Nuk po ia dilnin dot drejtëpërdrejtë ta sulmonin fenë dhe idealet e saj, dhe gjetën rrugën e shejtanit, duke zhveshur rininë dhe njerëzit mbarë, nga turpi.
Thotë i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem:
“Prej fjalëve të para që profetët u kanë thënë njerëzve është:
“Nëse nuk ke turp, atëherë bëj ç’të duash.” (Buhariu)
Prandaj, kur njeriu e humb turpin, bie në një nivel poshtërsie dhe budallallëku.
Merr kot, me pak fjalë.
Ruajeni turpin! Qëndroni njerëz deri në fund!”

✍🏻A. Ndreu
—————————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit