20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Katari: ja kur nis furnizimi i Gjermanisë me gaz

Më të lexuarat

Peng i Moskës, Berlini e sheh shpëtimin te Doha

Katari shpreson të dërgojë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Gjermani në vitin 2024, tha zëvendëskryeministri i qeverisë së Gjirit për gazetën gjermane Handelsblatt.

“Ne duam që fabrika jonë e gazit natyror të lëngshëm në SHBA, Golden Pass në Teksas, në të cilën Qatar Energy ka 70% të aksioneve, të jetë gati për t’i dorëzuar gaz Gjermanisë që në vitin 2024,” i tha gazetës Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, që është edhe ministër i Jashtëm i Katarit.

Më vonë sot, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani është planifikuar të zhvillojë bisedime me kancelarin gjerman Olaf Solz në Berlin.

Planet e Gjermanisë për të ndërtuar terminale LNG po përshpejtohen pasi vendi kërkon të çlirohet nga importet më të lira të gazit nga Rusia në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit