10.7 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Gjukanoviq sot për vizitë në Kosovë

Më të lexuarat

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të arrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Presidenti malazez do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media.

I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili me këtë rast do të ndajë “Çelësin e qytetit”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit