3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Imami dëbohet nga Franca për shkak të një ajeti Kuranor, dhe citimi të një  hadithi

Më të lexuarat

Një imam dhe familja e tij janë dëbuar nga Franca pasi ai lexoi një ajet nga Kurani dhe citoi një hadith që inkurajonte gratë të jenë të dëlira, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’u binden burrave të tyre.

Ahamada Mmadi, 35 vjeç, ishte imam i xhamisë Saint-Chamond, por tani është dëbuar nga Franca në vendin e tij të lindjes Komore për shkak të “komenteve të papajtueshme me parimet dhe ligjet e Republikës”.

Mmadi u dënua për citimin e ajetit 33 të surës el Ahzab ku Allahu xhele shanuhu i drejtohet grave, ” Qëndroni në shtëpitë tuaja, dhe mos u përzieni fort me njerëzit, siç bënit dikur gjatë ditëve të hershme të injorancës”

Ai gjithashtu u tregoi besimtarëve në xhami për
Hadithin e Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue selam), që e përcjell Ebu Hurejra, ku i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ajo grua që fal pesë (farze) të saj, agjëroi muajin e saj, e ruajti organin gjinor të saj dhe iu bind bashkëshortit, do të hyjë në Xhenet nga cila derë të dëshirojë.”

Megjithatë, autoritetet franceze në rajonin e Loire e cilësuan ligjërimin e tij, i cili u bë në namazin e Bajramit vitin e kaluar, si “diskriminues”.

Korrikun e kaluar ai u pezullua nga funksionet e tij fetare nga xhamia me kërkesë të autoriteteve lokale për një ligjërim që kishte përmbajtje që ishte “diskriminuese dhe në kundërshtim me barazinë midis grave dhe burrave”.

Prej tetorit Mmadi, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi, është nën urdhër dëbimi. Ai ka qenë gjithashtu në arrest shtëpiak, së bashku me gruan e tij, në shtëpinë e tyre në Saint-Chamond që prej 29 marsit.

Duke reaguar ndaj dëbimit pas mbërritjes së tij në Komore, Mmadi i tha kanalit lokal CMM Comores: “Nuk jam penduar për asgjë. Këto nuk janë fjalët e mia, janë fjalë të Pejgamberit sala allahu alejhi ue selem dhe të Allahut. Gjithçka që bëra ishte të përsërisja atë që ishte në Kuran dhe hadith.”

https://5pillarsuk.com/2022/05/10/imam-deported-from-france-for-reciting-quran-quoting-hadith/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit