2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Borell sot pret në darkë liderët e Ballkanit Perëndimor

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i ka ftuar në një darkë jo formale liderët e Ballkanit Perëndimor për të mërkurën, 11 maj. 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar takimin, duke thënë se në këtë darkë joformale do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet.

“Kjo përfshin situatën në rajon dhe në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësimin në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik”, ka thënë për portalin D, Peter Stano.

“Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel të mërkurën në mbrëmje”, shtoi ai.

Darka e mëparshme informale ishte zhvilluar në shtator 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e para nën mandatin e Borrell kishte qenë vitin e kaluar më 18 maj të vitit 2021.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit