4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Probleme të reja: Ukraina mbyll një pikë kyçe për tranzitin e gazit

Më të lexuarat

Një lëvizje që mund të reduktojë furnizimet me gaz në Evropë

Operatori ukrainas i sistemit të transmetimit të gazit (GTSOU) ka njoftuar se do të ndalojë pranimin e gazit rus përmes njërës prej dy hyrjeve kryesore në sistemin ukrainas që nga mëngjesi i së mërkurës, shkruan Bloomberg.

Është pika e hyrjes në Sohranivka, një nga dy pikat kyçe për furnizimin me gaz të Evropës, dhe ukrainasit do të ndalojnë së pranuari gazin rus sepse “forcat pushtuese po ndërpresin operacionet”.

Është kjo një lëvizje që mund të reduktojë furnizimet me gaz në Evropë.

Është ende e mundur devijimi i gazit përmes një pike tjetër kyçe hyrëse, e cila do të mundësojë përmbushjen e marrëveshjeve evropiane, megjithëse është e paqartë se kush është përgjegjës për marrjen e këtij vendimi.

Ukraina e ka paralajmëruar tashmë Rusinë se veprimet e trupave dhe pushtuesve të saj në rajonin e Luhanskut mund të prishin përfundimisht furnizimin e rreth një të tretës së gazit që transportojnë në Evropë.

Ata thonë se veprimet e forcave ruse rrezikuan sigurinë e sistemit të transportit ukrainas, për këtë arsye u detyruan të marrin vendim për ndalimin e operacioneve përmes pikës hyrëse Sohranivka.

Sokhranivka dhe Sudza janë dy pika kyçe hyrëse në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës që marrin gaz nga Gazprom për tranzit në Evropë.

Që nga e marta, 27 për qind e flukseve kishin kaluar përmes Sokhranivka-s dhe pjesa tjetër kishte kaluar përmes Sudza-s. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit