Pyetja:
A lejohet që të shkohet çdo vit për përvjetore tek varrezat e dëshmorëve apo veprimtarëve dhe të mbahen fjalime e lavdata për ta, a e lejon feja isalme këtë?
***
Përgjigjja:
Tek përkujtimet apo përvjetoret për të vdekur pavarësisht se a kanë qenë heronjë apo jo, po flasim për përvjetor si i tillë është bidat (risi) në islam dhe nuk bën të veprohet.
Nganjëherë për të ua kujtuar njerëzve veprat e atyre që kanë qenë, (në këtë rast dëshmorët) dhe se ata kanë luftuar për ne, se liria ka pasur një çmim e ajo është paguar me gjakun e tyre. Dhe kështu t’ua rikujtosh se lirinë duhet dashur e çmuar, e si bëhet kjo?
Duke punuar, duke dashur të mirën për popullin dhe vatanin. Përndryshe liria nuk ka kuptim, sepse atëherë i bie të ndërrosh një okupator që të ka vrarë, masakruar dhe shkatërruar me dikë që të vjedh, e dëmton dhe e shkatërron me duart e tija. Ata që e vjedhin vatanin e tyre, e keqpërdorin pozitën e tyre dhe e dëmton shoqërinë sikurse qeveritarët tanë dhe çdo sektoret e tjera tek ne, deri tek ai që korrupton e vjedh një diçka të vogël, të gjithë këta janë tradhëtar të vatanit.
Përvjetori për të vdekurin është bidat, lejohet të rikujtohet nganjëherë por jo shembull 1 vjetori, 5 vjetori a ngjashëm. Kjo është bidat njësoj sikurse ndërtimi i lapidarëve, busteve që shkurtimisht janë statuja.
Dr. Shefqet Kransiqi