-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

„Babai i gjinekologjisë moderne“ – A e keni ditur këto mbi këtë njeri?!

Më të lexuarat

Në vitet 1800, një gjinekolog me emrin Marion Sims bleu gra skllave të racës së zezë dhe i përdori në eksperimente të pakontrolluara kirurgjikale. Ai vazhdimisht kryente operacione gjenitale në to, pa u dhënë anestezion, sepse sipas tij, dhe sipas burrave të tjerë të racës së bardhë, “gratë e zeza nuk vuanin”.

Disa nga këto gra të skllavëruara “dhuroheshin” tek Sims nga pronarët e plantacioneve, të cilat nuk i përdornin më as për punë e as për kënaqësi seksuale. Për më tepër, gratë që përfundonin në duart e Sims quheshin “kavje”, nuk iu referoheshin më as si “skllave”, e jo më t’iu referoheshin si “njerëz”.

Në imazhin e parë, në tryezën ku bëheshin operimet nga Sims, shihet një grua, e quajtur Anarcha, një skllave afro-amerikane, e cila u detyrua t’iu nënshtrohej rregullisht eksperimenteve kirurgjikale në organet e saj gjenitale, dhe sipas regjistrimeve, mes viteve 1843-1849, ajo u operua mbi 30 herë, derisa vdiq nga dhimbja gjatë një operimi, meqë nuk përdorej anestezion, e kështu trupi i saj aq mundi të duronte.

Megjithatë, Marion Sims vazhdon të quhet “babai i gjinekologjisë moderne” dhe statuja e tij qëndron para Akademisë Mjekësore në New York.

Para disa kohësh, kur po përkujtohej “madhështia” e Marion Sims, disa gra afro-amerikane u renditën para statujës së Sims si shenjë kryengritje, që “madhështia” e atij gjinekologut u krijua duke i vrarë qindra gra afro-amerikane, e për të cilat nuk flet askush.

Ato përjetonin tmerrin, derisa vdisnin nga dhimbjet, dhe tek të cilat me qëllim nuk përdornin efektin e anestezionit. Këto janë pikërisht ato gra që duhej të quheshin “nëna të gjinekologjisë”.

https://mysteriesrunsolved.com/de/2020/12/james-marion-sims-father-of-modern-gynecology.html

Nga Baki Shala

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit