-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si duhet të mbahet dhe lëvizet gishti në teshehud?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ngritja e gishtit në tehijat a duhet të mbahet ngritur tërë kohën sa rrimë në tehijat apo vetëm kur shqiptohet njësimi për Allahun xh.sh. dhe se a ka hadithe të cilat tregojnë për këtë çështje?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket mbajtjes dhe lëvizjes së gishtit në teshehud, dijetarët janë ndarë në disa mendime. Sipas medhhebit:

– Hanefij: Gishti ngritet kur thuhet: “La ilahe”, dhe ulet kur thuhet: “Il-lAll-llah”.

– Shafi’ij: Gishti ngritet kur thuhet: “Il-lAll-llah”, dhe ulet menjëherë.

– Malikij: Gishti lëvizet në të djathtë dhe të majtë deri në fund të teshehudit. -Hanbelij: Gishti ngritet çdo herë kur për përmendet emri i Allahut.

Thotë Shejh Albani: “Këto përcaktime dhe mënyra nuk kanë bazë në Sunet dhe më afër të vërtetës është medhhebi Hanbelij, sikur mos ta kishte ndërlidhur lëvizjen e gishtit me përmenjen e Allahut.” [1]

Kështuqë Shejh Albani e mbron mendimin se gishti duhet të ngritet dhe lëvizet prej fillimit deri në fund të teshehudit. Duke u bazuar në hadithin në të cilin thuhet se: “Pejgamberi ﷺ … e ngriti gishtin dhe e lëvizte atë duke u lutur me të”. [2]

Ndërsa Shejh Ibn Uthejmini duke u bazuar në të njëjtin hadith, mbron mendimin se gishti ngritet dhe lëvizet vetëm në rastet që përmendet ndonjë lutje, e jo në mënyrë të vazhdueshme. Ngase në hadith thuhet: “e lëvizte atë duke u lutur me të”. [3]

Edhe pse këtë hadith, në të cilin përmendet lëvizja e gishtit, dijetarët si Shejh Mukbil El-Vadi’ij, Shuajb Arnauti dhe të tjerë, e kanë konsideruar hadith të dobët dhe nuk e kanë pranuar për argument.

Kështuqë mendimi në të cilin anojmë dhe mendojmë se është më i saktë, është: Ngritja e gishtit prej fillimit deri në fund të teshehudit dhe mbajtja e tij në atë mënyrë pa e lëvizur fare atë.

Duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili thotë: “Pejgamberi ﷺ … e vëndonte dorën e majtë mbi këmbën e majtë (në teshehud) dhe dorën e djathtë mbi këmbën e djathtë, dhe bënte me shenjë me gishtin e tij”. [4]

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

—————————————————–

[1] Temamul Minneh/223.

[2] Transmeton Nesaiu, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë.

[3] Sherhul Mumti’ 1/594.

[4] Transmeton Muslimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit