بسم الله الرحمن الرحيم
Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.
🔷 Dy rreshta lidhur me videon e djaloshit shqiptar
Në rrjetet sociale është duke u përhapur shumë nje video, ku një burrë tregon historinë e djaloshit shqiptar të ndodhur (gjoja) në xhaminë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Videoja është në gjuhën turke dhe është përkthyer në gjuhën shqipe.
Gjithmonë duke u bazuar në përkthimin shqip, videoja është një rrezik i madh për besimin e muslimanit dhe muslimanes, sepse në atë video promovohet dhe reklamohet shirku ndaj Allahut subhanehu ue teala.
E si kjo?
Kjo sepse në atë video tregohet se djaloshi i është drejtuar Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të ndërhyjë mes tij dhe policëve që duan ta dërgojnë ne Shqipëri.
Ndërkohë, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nesë lutesh , atëherë lutju Allahut, e nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko ndihmë nga Allahu.” Transmeton Tirmidhiu dhe hadithi është i saktë.
Po ashtu, në video thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndërhyri dhe Azraili e bëri punën e vet. Të gjitha fjalë të cilat promovojnë shirkun, lutjen e dikujt tjetër veç Allahut subhanehu ue teala, të kërkuarit nga dikush tjetër veç Allahut për gjëra dhe çështje që vetëm Ai i ka në Dorë.
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ
“Vërtet Allahu nuk fal që t’i bëhet ortakëri (shirk) dhe fal çdo gjë tjetër, atij që dëshiron.” En-nisa’ 48.
Gjithashtu thotë:
إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
“Vërtet kush i bën Allahut shirk, Allahu ia bën të ndaluar hyrjen në Xhenet, përfundimi i tij është në Zjarr dhe për të padrejtit nuk ka kush t’i ndihmojë.” El Maide 72.
Pra, çështja është shumë e rrezikshme dhe aspak e lehtë. Muslimani dhe muslimania duhet të kenë kujdes se çfarë shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale, dhe ajo që është më e rëndësishme, duhet t’i kushtojnë rëndësi mësimit të besimit të pastër Islam, mësimit te Teuhidit, në mënyrë që të jenë të mbrojtur në këtë Botë nga tilla devijime, e për rrjedhojë të jenë të mbrojtur nga zjarri në Botën tjetër.
Allahu na ruajttë të gjithëve nga devijimet e qarta dhe të paqarta, nga shirku i qartë dhe ai i fshehtë!
Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
✍️ Besmir Cacani
15 Ramazan 1443
16 Prill 2022