Administrata e presidentit amerikan Joe Bide, po zhvillon bisedime të brendshme për dërgimin e zyrtarëve të lartë në Kiev, për të treguar se akoma po e ndihmojnë Ukrainën, shkruan Politico.
Aktualisht nuk është marr ndonjë vendim lidhur me këtë vizitë të shumëpërfolur. Por, ekziston mundësia që vizita në kryeqytetin ukrainas të zhvillohet nga presidenti Joe Biden apo zëvendësja e tij Kamala Harris, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kandidatë më të përshtatshëm që do të duhej ta realizonin këtë vizitë janë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken si dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Lexo po ashtu:
Raketa ukrainase që pretendohet se shkatërroi luftanijen më të madhe të flotës ruse në Detin e Zi
Raketa ukrainase që pretendohet se shkatërroi luftanijen më të madhe të flotës ruse në Detin e Zi
Vizita e zyrtarëve amerikane do të ishte e fundit në vazhdën e shumë tjerave, që i realizuan liderët e vendeve perëndimore.
Ndër të fundit ishin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Boris Johnson, presidentët e Estonisë, Latvisë, Lituanisë dhe Polonisë.
E nëse administrata vendosë të dërgojë dikë në Kiev – nuk do të paralajmërohet për arsye të sigurisë. Ky udhëtim do të kishte një rënëdësi të madhe simbolike për Kievin dhe Washingtonin. /Telegrafi/