-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kush është dëshmori Algjerian që dha jetën në Koshare?

Më të lexuarat

Kush është dëshmori Algjerian që dha jetën në Koshare, por që Kosova s’ka bërë asgjë për të përkujtuar emrin e tij 👇

I riu nga Algjeria, Murad Muhamed Ali (1.3.1969) në vitin 1999 u përgjigj me devotshmëri duke u radhitur në radhët e UÇK, së për t’u bërë pjesë e gurë themelit të lirisë së Kosovës.
Është fakt për keqardhje pse Kosova nuk ka sa duhet informacione për këtë dëshmor lirie dhe për familjen e tij, për prindërit, vëllezërit e motrat e Muradit, të cilët do të meritonin mirënjohje e nderim sikurse familja, prindërit, vëllezërit dhe motrat e çdo dëshmori të lirisë së Kosovës.

Murad Ali ishte me prejardhje nga Algjeria. Pa dyshim, historia e luftës antikolonialiste e këtij vendi afrikan e kishte kultivuar te ai ndjenjën e fuqishme për të çmuar vlerën e lirisë së popujve, prandaj në këtë ndjenjë do të ketë pasur rrënjët edhe gatishmëria e tij për t’u flijuar për lirinë e një vendi të vogël, por me vuajtje të mëdha, siç ishte Kosova.

Ai ra në altarin e lirisë së Kosovës, më 5 maj 1999 te Rrasa e Koshares.
Flakët e luftës nuk lejuan që bashkëluftëtarët ta tërheqin trupin e Muradit nga vendi i rënies.
Më 12 qershor 1999, pasi serbia ishte mposhtur duke marrë ndëshkimin historik, trupi i Muradit u varros me nderimin e merituar të bashkëluftëtarëve, në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare.
Pyetja ka të bëj se a i ka vizituar kush familjet e tij Algjeri apo në Francë dhe a i ka rënë dikujt në mend nga presidenca që ti dekorojë këtë dëshmorë me përkatësi të huaj kombëtare, por me dashuri të madhe për çlirimin e Kosovës?!
Apo a kemi ndonjë emër rruge apo enti e apo institucioni me emrat e këtyre dëshmorëve me përkatësi të huaj kombëtare?! /rtvbesa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit