1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Justinian Topulli – Reagim ndaj shkrimit të fundit të Ben Blushit

Më të lexuarat

Pas largimit të tij nga TV ku ishte drejtor, Blushi qenka bërë i gjallë në FB me shkrimet e tij. Ben Blushi është një personazh i politikës dhe letërsisë shqiptare të kohës sonë, që tenton të bëj “profetin e fatit të shqiptarëve” dhe nuk heq dorë nga kjo, sigurisht me mënyrën e tij të çuditshme, herë të drejtpërdrejtë, herë metaforike, herë të koduar, herë troç, herë sikur qahet, e herë sikur vë kujën, e herë sikur ka gjetur çelësin e mbijetesës së pesimizmit që i karakterizon “profetësitë” e tij për shqiptarët.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen së fundi qe pikërisht një shkrim për nipin e Faik Konicës, sipas tij një ish katolik i kthyer në mysliman, të cilin Blushi tregon se e ka takuar, bashkëbiseduar me të dhe fotografuar në këto ditë Ramazani. (Lexo këtu shkrimin: https://kohaislame.com/historia-impresionuese-e-eduard-durralliut-nipit-te-faik-konices-rrefimi-i-ben-blushit-per-nje-musliman-te-jashtezakonshem/)

Çfarë do që të thotë mirë për muslimanët ky njeri, nëse nuk pendohet dhe kërkon falje për ato poshtërsi që ka thënë për njeriun më të shtrenjtë për muslimanët, për Profetin e tyre (alejhi salatu ue selam) nuk ka për te qenë për ne asnjëherë burrë i mirë. Ne nuk ja harrojmë dhe falim dot kurrë atë që ai ka shkruar për të.

Shkrimet që ai bën në FB, për aq sa pamë, nuk ndryshojnë shumë nga stili i tij i mesazheve politike dhe sociale, për rreziqet apo realitetet e zymta që i kanosen shqiptarëve, mes tyre edhe ai Islam. Të njëjtën gjë që ai bën në librat e tij. Ai e sheh rrezikun e kombit shqiptar tek Islami, si fe që e largon nga Perëndimi dhe Evropa, por njëkohësisht edhe mbijetesën e shqiptarëve te një soj i veçantë myslimanësh dhe nëse e interpretojmë këtë shkrim të fundit të tij në frymën e mesazhit që ai jep tek libri i tij të “Jetosh në Ishull”, nipi i Faik Konicës, Eduardi, këtu është i ngjashëm me personazhin e tij të krishterë që bëhet mysliman dhe kështu ai i mbijeton realitetit të ri. Blushi citon Eduardin si cili thotë se Islami i pranon njerëzit ashtu siç janë “i bardhë, i zi” pra pa dallim race, dhe me këtë dhe me mesazhet e tij të tjera në FB, ku ai flet për afganët, për sirianët, bangladeshasit, indianët etj. thotë ironikisht se do bëjnë “mirë” të vinë dhe të shtojnë popullin shqiptar dhe ta gjallërojnë atë pas këtyre ikjeve masive dhe lindjeve të pakta që ata kanë sot. Kështu pra ai i pezmatuar u bën “thirrje” shqiptarëve që ose t’i kundërvihen Islamit, dhe këtë përmes mesazheve pesimiste të asaj se ku do të përfundojmë ne me Islamin, ose të pranojnë të përshtaten me realitetin e ri që i pret, siç është përshtatur nipi i përvuajtur dhe i varfër i Faik Konicës.

Para disa vjetësh patëm bërë një analizë rreth veprës së parë të tij, romanit panflet “Të jetosh në Ishull” e cila mendojmë se vlen edhe sot për të kuptuar ligjërimin dhe mesazhin e këtij njeriu.

Arti pezhishkë i Ben Blushit

JUSTINIAN TOPULLI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit