3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Benzema agjëroi gjithë ditën shkaku i Ramazanit, por kjo nuk e ndaloi të shënonte një het-trik sensacional ndaj Chelseat

Më të lexuarat

Karim Benzema kishte agjëruar gjithë ditën për Ramazan para se të shënonte një het-trik të bujshëm për Real Madridin kundër Chelseat në Londër.

Benzema, 34 vjeç, aktualisht po e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit, si pjesë e besimit të tij mysliman.

Pavarësisht se nuk kishte ngrënë apo pirë gjatë gjithë ditës, sulmuesi francez bëri ‘trazira’ në Ligën e Kampionëve, duke demoluar mbrojtjen e Chelseat.

Benzema e ndërpreu agjërimin e tij 13 minuta para fillimit të ndeshjes, më pas vazhdoi të prodhojë një performancë klasike ndër më të mirat e të gjitha kohërave teksa realizoi një het-trik të shkëlqyer në fitoren 3-1 në Stamford Bridge.

Në një intervistë të fundit për Esquire, Benzema zbuloi se agjërimi i Ramazanit nuk ka asnjë ndikim në lojën e tij.

“Nuk ka ndikim, Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin obligim. Për mua është shumë e rëndësishme dhe ndihem mirë kur jam duke agjëruar”, ka thënë Benzema.

Kur u pyet për çfarë është mirënjohës në jetë, ai u përgjigj: “Jam mirënjohës që jam mirë me shëndet”.

Benzema tani ka shënuar het-trikun e dytë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pasi të parin e bëri duke shkatërruar Paris Saint-Germain në raundin e kaluar.

Ai shënoi dy gola mahnitës me kokë në pjesën e parë përpara se të kompletonte het-trikun e tij në minutën e 46-të, pasi shfrytëzoi një gabim të Edouard Mendy.

“Këto janë netët magjike të Ligës së Kampionëve për të cilat jetojmë. Ne erdhëm këtu për të treguar se kush jemi. Erdhëm në Londër për të treguar se kush është Real Madridi”, ka thënë Benzema pas ndeshjes.

Fjalë të mëdha për paraqitjen e Benzemas pati edhe trajneri Carlo Ancelotti i cili e përshkroi atë si “Karimi i madh”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit