Pyetja:
A lejohet me shku në bazen duke qenë agjërushem?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin ﷺ, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Shkuarja në vende të tilla, si bazenet, plazhet, e vende tjera të ngjashme me to, nëse janë të përziera në to të dy gjinitë, atëherë është e ndaluar qoftë duke qenë agjërueshëm apo jo. Gjithashtu nëse janë vetëm të njëjtës gjini, por zbulohen aty pjesët e turpshme që muslimani nuk ka të drejtë t’i shikojë, përsëri është e ndaluar.
Ndërsa nëse vendi është i pastër nga haramet tjera, atëherë notimi është i lejuar edhe duke qenë agjërueshëm, me kusht që mos të hyjë uji në fyt gjatë notimit. Siç ka ardhur në fetvanë e Komisionit të përhershëm: “Lejohet notimi në ditë të Ramazanit, vetëmse duhet notuesi të kujdeset që mos të hyjë uji në fytin e tij.” (10/281)
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami