Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
(( الصَّلَوَاتُ الخَمْسُ ، وَالجُمُعَةُ إِلَى الجُمُعَةِ ، وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ مُكَفِّراتٌ لِمَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتُنِبَتِ الكَبَائِرُ )) رواه مسلم .
“Pesë namazet, Xhumaja deri në Xhuma, Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë mëkatet që janë bërë mes tyre, nëse njeriu u largohet mëkateve të mëdha”. Muslimi
Imam Belkini, duke e komentuar pjesën e hadithit: “i shlyejnë mëkatet që janë bërë mes tyre” thotë:
“Njerëzit në lidhje me mëkatet ndahen në disa kategori:
– Njeriu që s’ka aspak mëkate, këtij i takon ngritja e gradave;
– Njeriu që ka mëkate të vogla, por nuk insiston në to, ato i falen nëse ky largohet prej mëkateve të mëdha dhe e arrin vdekja me besim;
– Njeriu që ka mëkate të vogla, por insiston në to, këtij i falen këto mëkate me veprat e mira që i bën.
– Njeriu që ka mëkate të mëdha dhe mëkate të vogla; të voglat i falen me vepra të mira, kurse të mëdhatë me pendim”.
Bekir Halimi