Pyetja:
A duhet të kemi raporte të mira me komshinjët jomuslimanë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.
Muslimani duhet të mbaj raporte të mira me komshinjët e tij, qofshin ata muslimanë apo jomuslimanë, sepse Pejgamberi ﷺ është sjellur mirë me komshinjët e tij, edhe pse disa prej tyre kanë shpifur dhe e kanë sulmuar atë psiqikisht dhe fizikisht. Pejgamberi ﷺ jo vetëm që nuk i ka lënduar ata, por kanë tentuar t’iu bëj mirë dhe t’i ftoj të gjithë ata në Islam, andaj edhe ne po kështu duhet vepruar.
Hoxhë Zejd Haziri