Shërbimi i Inteligjencës së Brendshme të Izraelit, Shin-Bet, njoftoi se 3 palestinezë u vranë pranë Xheninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Shërbimi i Inteligjencës së Brendshme të Izraelit, Shin-Bet, njoftoi se 3 palestinezë u vranë pranë Xheninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Shin-Bet, një forcë e përbashkët e përbërë nga policia izraelite dhe elementët e Shin-Bet donte të arrestonte 3 palestinezë.
Bëhet e ditur se forcat izraelite vranë palestinezët që hapën zjarr ndaj tyre.
Pretendohej se 3 palestinezët e vrarë kishin kryer më parë një sulm të armatosur në Tulkerm dhe po përgatiteshin të kryenin sulme të tjera në ditët në vijim.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se në automjetet e palestinezëve në fjalë kishte armë dhe granata dore.
Televizioni palestinez raportoi se forcat izraelite “martirizuan” 3 palestinezë në udhëkryqin e qytetit Arrabe pranë Xheninit.
Një person që punonte si personel i ambulancës në Gjysmëhënën e Kuqe Palestine tha se forcat izraelite rrëmbyen trupat e palestinezëve.
Vlen të përmendet se gjithsej 11 izraelitë humbën jetën në 3 sulme në qytete të ndryshme të Izraelit në datat 22-29 mars.
/trtshqip