5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Vuçiç shpall armët e reja të Serbisë: I tregoj pas zgjedhjeve!

Më të lexuarat

Edhe pak ditë nga zgjedhjet presidenciale serbe, të dielën më, më 3 prill, presidenti Vuçiç që tenton një tjetër mandat, tentoi joshjen e elektoratit duke theksuar se Serbia ka blerë armë të reja, që siç tha, do i tregonte pas zgjedhjeve.

Por sipas tij, ato nuk janë për luftë por për paqe.

Në një tubim parazgjedhor të Partisë Progresive Serbe në Nish, ai tha:

“Është shumë e rëndësishme të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Ne duhet të jemi në rrugën evropiane, por unë nuk mund të marr pjesë në histerinë ku Dostojevski përjashtohet nga shkolla vetëm pse është rus. Serbia ishte dhe do të mbetet një vend i lirë.

Ne mbrojmë qiellin dhe tokën tonë. Ne bashkëpunojmë me NATO-n, por nuk mund të harrojmë Aleksinacin dhe grykën e Gërdelicës, as Bojanën, Milicën dhe Sanjën e vogël”, tha ai.

“Unë pres që të kalojnë zgjedhjet dhe pastaj do t’ju tregoj diçka të re në armatimin e ushtrisë serbe, për të parë sa të fortë jemi. Dhe ne jemi më të fortë për të mos sulmuar të tjerët, por për të ruajtur paqen. Le të mos mendojë kush të sulmojë vendin tonë dhe fëmijët tanë”, tha Vuçiç.

Edhe me këtë fjali të fundit, Vuçiç tenton të ushqejë mitin e një Serbie që është apo mund të jetë viktimë dhe jo e kundërta. Në fakt është e kundërta. Serbia është palë agresore në luftrat n ëish-Jugosllavi, mbi të cilën rëndojnë krime lufte. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit