Pyetja:
Kam një vajzë 11 muajshe dhe shumë shpesh lodhet shumë, e kam pasur në vizita tek doktori dhe ka dalur se është gjithçka në rregull. Tani e kam kuptuar se unë po i bie mësysh dhe po ndihem shumë keq, sipas islamit si duhet të veproj në këtë rast?
***
Përgjigjja:
Po sigurisht se i bie edhe ti. Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është transmetuar se i bënte ndonjë shenjë fëmijëve në ballë në mënyrë që të ua humbte bukurinë, t’i bënte më të pahijshëm.
Ndërsa ditëve të sotme ju dhe nënat e tjera mundohen të bëjnë cmos për t’i zbukuruar vajzat e tyre edhe pse atyre Allahu u ka dhuruar bukuri, dashamirësi e mençuri në natyrshmërinë e tyre dhe ju shkoni e zbukuroni e njerëzit gufojnë.
Andaj mos e vesh shumë mirë vajzën dhe fryji (këndoj Kuran) çdo ditë merre një gotë ujë dhe ia këndon Fatihan 7 herë dhe i fryen ujit, pastaj ajetul kursinë, Ihlasin (Kulhuvallahun) 3 herë, Felekun 3 herë, Nasin tre herë, dhe këta ujë ja jep për ta pirë. Ose e vendos ujin në një enë të madhe dhe i fryen e pastaj me ata ujë e pastron fëmijën, i fryen fëmijut edhe duke ia vendos dorën në gjoks dhe ia këndon të njëjtat sure. Po ashtu në vend të ujit mund t’ia fryesh edhe vajin e ullirit, i cili është shumë i shëndetshëm të cilin Allahu e ka quajtur: “Pemë të bereqetshme” dhe me të ia lyen gjoksin.
Nëse dyshon se ti i ke rënë mësysh e përdor një tjetër metodë. Merr abdes në një enë dhe pak ujë (nuk domethënë të gjithë ujin që e përdor) ia kthen vajzës mbrapa shpinës, natyrisht e përdor ujin e ngrohtë aq sa e duron fëmija, vetëm se duhet të jetë ujë nga abdesi apo gusuli juaj dhe të i kthehet mbrapa shpinës fëmijut.
Përdore disa herë këtë metodë e Allahu ta ruajtë fëmijun nga mësyshi sepse edhe mund ta mbys mësyshi, ashtu sic ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Nëse do kishte diçka që do ia kalonte vdekjes, do të ishte mësyshi.”
Prandaj ai ﷺ i këndonte suren Felek dhe Nas për vetën e tij dhe fëmijët e vegjël për t’i ruajtur nga mësyshi. Kështu që duhet pasur kujdes mos t’i zbukurojmë shumë edhe me veshje ngase disa fëmijë nga natyra marrin mësysh shumë lehtë.
Dr. Shefqet Krasniqi