2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kam dyshime në fe pa dëshirën time, a kam gjynah?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kam dyshime në fe por jo me dëshirën time dhe mundohem vazhdimisht t’i luftoj. A e kam gjynah?

***

Përgjigjja:

Nuk është hera e parë që marrim këso lloj pytje dhe u përgjigjemi. Këtu së pari kemi dy pjesë, e para “Kam dyshime” dhe e dyta “Mundohem t’i luftojë”.

Fakti se keni dyshime por jo me dëshirën tuaj duhet ta kuptoni si dicka normale mirëpo edhe kjoështë normale deri në një masë të caktuar. Ngase shejtani armën kryesore kundër njerëzimit e ka cytjen, dyshimet, hamendjet, që me to t’i zbrapsë njerëzit nga rruga e drejtë, nga punët e mira dhe nga punët e dobishme.

Në qoftë se ti nuk ia vë veshin këtyre cytjeve dhe vazhdon më tutje me bindjet tua këto nuk të bëjnë dëm e as nuk e ke gjynah. Përkundrazi urrejtja dhe luftimi i këtyre mendimeve është shpërblim tek Allahu i Madhëruar.

Prandaj mos u merr me to, nëse vijnë luftoj dhe vazhdo me punë të mira e me lejen e Allahut do të shpëtosh prej tyre dhe do të shpërblehesh.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit