11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

U përurua renovimi i xhamisë së fshatit Softaj të Ferizajt

Më të lexuarat

Prishtinë, 28 mars 2022

Në mënyrë solemne, nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore me praninë e përfaqësuesve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK-ut), përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt përfaqësuesve të qeverisjes lokale, mysafirëve përfaqësuesve të këshillave të Bashkësisë Islame të qyteteve të tjera të Kosovës, imamëve e shumë besimtarëve u bë përurimi i renovimit të xhamisë së fshatit Softaj në Ferizaj. Në emër të Myftiut të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava dhe në emër të BIK-ut këtë tubim e përshëndeti kryeimami i Kosovës, Dr. Vedat ef. Sahiti i cili përcolli mesazhet e Myftiut Tërnava për banorët në lidhje me këtë përurim. Ai tha se është kënaqësi që këtë gëzim po e ndaj me juve të gjithëve dhe i i uroi të gjithë at që kanë kontribuar në renovimin e kësaj shtëpie të Zotit, duke lutur Zotin që atyre tu jap shëndet e bereqet në punën e tyre. Ai ftoi që edhe xhematet e tjera ta ndjekin këtë model që kanë bërë xhemati i kësaj xhamie dhe t’i avancojm shërbimet dhe të kemi vende më komode për kryerjen e faljeve sepse xhamitë janë vetëm për Zotin dhe të madhërohet Zoti në to dhe vetëm për të zbresim ballin në sexhde, përshëndes edhe imamin Ilir ef. Maliqin dhe xhematin që kanë kontribuar në restaurimin e kësaj xhamie si edhe KBI e Ferizajt si dhe të gjithë ata që kaën ofruar ndihmë që kjo xhami të duket kaq e bukur.

Këtë manifestim rasti e përshendeti edhe kryetari i Kuvendit të Ferizajt Xhavit Zariqi cili i uroi komunitetin për këtë xhami kaq të bukur dhe uroj që të gjithë kontributdhënësit në resaturimin e kësaj xhamie Zoti ti shprblejë. Kryetarii KBi të Ferizajt Fehmi ef. Mehmeti njëherit edhe anëtar i Kryesisë së BIK-ut, tha se kujdesi ndaj xhamive është ndër veprat shumë të mira dhe të dashura te Zoti xh.sh dhe ai që ndërton një xhami, Allahu atij do tia ndërtoj një shtëpi në xhenet , ashtu siç thotë edhe Muhamedi a.s., dhe apeloi tek xhemati që të jenë aktiv edhe në shërbim te objekteve tjera që do të mundësoj që jeta fetare të avancohet dhe të kemi kushte sa më komode në kryerjen e ibadeteve. Edhe imami i kësaj xhamie Ilir ef. Maliqi mbajti një fjalë rasti ku u falenderoi të gjitëh pjesëmarrësit në këtë përurim si dhe u lut Zotin që të gjithë ata që kanë ndihmuar që kjo xhami e bukur të duket kështu që ëshët edhe model për nga bukuria në xhamitë tjera. Në fund u ndanë disa mirënjohje për bamirësit dhe donatorët që kaën përkrahur këtë projekt. Më pas u lexuan disa ilahi nga hfz.Besir Musliu dhe Avdush ef. Krosa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit