Mbreti i Jordanisë së fundmi i kishte vizituar tokat palestineze në vitin 2017
Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë, pas pesë vitesh për herë të parë e vizitoi qytetin Ramallah në Bregun Preëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai është pritur nga presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, dhe zyrtarë të tjerë palestinezë.
Mbretin Abdullah në vizitë e shoqërojnë kryeministri i Jordanisë, Bisher Al-Khasawneh, dhe ministri i Jashtëm, Ayman Safadi.
Abdullah dhe Abbas do të trajtojnë “zhvillimet në rajon dhe kushtet aktuale në territoret palestineze”.
Mbreti i Jordanisë së fundmi i kishte vizituar tokat palestineze në vitin 2017. /aa