8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

U mbajt duaja e hatmes në fshatin Bresanë të Dragashit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 25 mars 2022

Në xhaminë “Myderriz Rexhep Ismaili” në Bresanë të Dragashit, sot, në ditën e xhuma, 23 nxënës përfunduan me sukses leximin e Kuranit – hatmen, për të cilën u organizua edhe një program, me rastin e përfundimit të saj.

Në këtë program morën pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, hoxhallarë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, uroi dhe përgëzoi 23 nxënësit për sukseset e arritura, duke ua kujtuar kështu vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka leximi i Kuranit. Ai përgëzoi edhe hoxhallarët, të cilët pareshtur punojnë për mësimin e brezave të rinj, duke ua kujtuar kështu edhe atyre që një gjë të tillë e kemi amanet karshi tyre.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, i cili foli më tepër rreth bashkëpunimit të shkëlqyer që kanë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Dragashit.

Imami i xhamisë, njëherësh edhe mësuesi i këtyre nxënësve, Kasam ef. Muhameti, tha se ndjehet tejet i lumtur që sot këta nxënës kanë arritur përfundimin e leximit të fjalës së Zotit, duke lutur Zotin që t’u japë shëndet e mbarësi dhe suksese në jetë. Ai foli edhe për sfidat që kanë kaluar përgjatë mësimit në kohë pandemie.

Në fund, për sukseset e arritura, nxënësit u pajisen me certifikata.

Në këtë xhami, Myftiu Tërnava, mbajti edhe hytben e xhumasë, nga ku përçoi këshillat dhe mesazhet e rëndësishme dhe të vlefshme për ardhjen e muajit Ramazan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit