0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kryeprokurori i Hagës kundër Nikoliqit

Më të lexuarat

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, Serzh Bramerc, i ka quajtur “të papranueshme” deklaratat e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili ka mohuar të ketë ndodhur gjenocid në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ai ka thënë se deklaratat e Nikolliqit janë në kundërshtim me gjetjet ligjore dhe faktike të Tribunalit.

“Kjo retorikë është hap prapa dhe kërcënon procesin e brishtë të pajtimit në ish-Jugosllavi”, ka thënë Bramerc.Ai i ka bërë këto komente gjatë dorëzimit të raportit të rregullt gjysmëvjetor para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Nikolliq ka thënë se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë nuk ka qenë “gjenocid”, por “krim i rëndë i luftës”.

Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë.Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit